Policia e Vlorës ka arrestuar drejtuesin e gomones që goditi një 60-vjeçar në Karaburun.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ndërsa i plagosuri u nis me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryqytet.

Ndaj 42-vjeçarit të arrestuar F.T rëndon vepra penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Sakaq, 60-vjeçari i plagosur,  A.K banues në Tiranë ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mjeti lundrues gomone u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv