Jo vetëm si autor i disa grabitjeve me armë zjarri, por edhe i përfshirë në vrasje. Këto janë dyshimet e policisë në lidhje me 30-vjeçarin Elis Suçi i cili u arrestua pasditen e të mërkurës.

 

Sipas burimeve, ka dyshime të forta se i riu është përfshirë pikërisht në vrasje me pagesë pasi u ka shërbyer disa grupeve kriminale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas arrestimit të tij, prokuroret po hetojnë edhe disa ngjarje të fundit kriminale që përkojnë me daljen e tij nga burgu.

 

Elis Suçi pasi kreu disa vjedhje në zonën e Kamzës dhe qëlloi me armë në drejtim të policisë në muajin mars u arrestua pasditen e së mërkurës në afërsi të zonës së Medresesë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Suçi ka tentuar që të arratiset sërish, madje i ka kërcënuar efektivëve se do të qëllonte në drejtim të tyre. Në momentin që është arrestuar atij i është gjetur një pistoletë me fishekë e mbushur.

 

Madje kjo armë është dërguar për ekspertizë në laborator për të parë nëse është përdorur në krime të tjera që dyshohen nga policia.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prej disa muajsh Suçi ishte në kërkim policor pasi kishte kryer disa vjedhje në Kamëz nën kërcënimin e armës.

 

Burimet shtojnë se ai fshihej në hotele të ndryshme për të humbur gjurmët. Grabitjen e fundit e kreu në pikën e postës përballë gjimnazit ‘Ibrahim Rugova’ në këtë zonë ku arriti që të merrte më shumë se 10 milionë lekë të vjetra.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më herët policia arrestoi bashkëpunëtorin  Algert Kurti, i cili mohoi që të jetë i përfshirë në këtë grabitje, por pranoi faktin që ishte në dijeni për planin e shokut të tij.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";