Grabiti 990 mijë euro në Aeroportin e Rinasit/ 25 vite burg për Aleks Papën

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 25 vite burg Aleks Pepën, i akuzuar për grup kriminal dhe vjedhje me dhunë.

Ai u dënua për vjedhjen e 990 mijë eurove në vitin 2016 në pistën e Aeroportit të Rinasit. Pepa vijon të jetë ende në kërkim ndëkombëtar nga Interpoli.

Kujtojmë se 9 muaj pas ngjarjes, më konkretisht më shkurt të vititi 2017, policia dhe prokuroria bënë një kontroll të imtësishëm në banesën e prindërve të Aleks Pepa, ku gjetën 50 mijë euro brenda në frigorifer, sasi e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";