Grabitjen pikën e kredive me pistoletë lodër, arrestohet korçari

Policia arreston brenda pak minutash autorin e vjedhjes në një zyrë për dhënie kredie, nën kërcënimin e një pistolete lodër në Korcë.

 

Rreth orës 15:45, pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 7, Korçë, në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie, kishte hyrë një shtetas i paidentifikuar, i cili duke kërcënuar me një mjet në dukje si pistoletë, kishte marrë një vlerë monetare dhe më pas ishte larguar me shpejtësi, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas rrethimit të zonës dhe informacioneve të marra u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Bardhyl Avdoli, 30 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq.

 

Gjithashtu shërbimet e policisë, gjatë kontrollit fizik të autorit, i gjetën një pistoletë lodër dhe shumën prej 5000 lekë të vjedhura.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";