Greqia po vendos shpërblime për të rinjtë që pranojnë të vaksinohen kundër Covid-19.

Duke nisur që nga 11 tetori, 50 GB internet falas do të jenë në dispozicion për tu përdorur nga të rinjtë e moshave 15-17 vjeç të cilët janë të vaksinuar plotësisht ose kanë marrë dozën e parë të vaksinës anticovid. Ky shpërblim do të jetë në dispozicion për 5 muaj radhazi ku çdo muaj të rinjtë e vaksinuar do tu shpërndahen nga 10 GB internet.

Nga ana tjetër një filozofi e ngjashme do të përdoret për një grup moshë tjetër tek të rinjtë që janë deri në 29-vjeç ku parashikohet që të ulen tarifat e telefonit celularë pas vaksinimit. Vlefshmëria e këtyre uljeve do të jetë deri më 1 janar të viti 2022.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përfitimi është domethënës dhe bazuar në të dhënat e Zyrës së Kontabilitetit të Përgjithshëm të Shtetit në Greqi, po flasim për 68 milionë euro në total për qytetarët.