Greqia ka vënë në dispozicion platformë online për të rezervuar një takim për dozën e tretë përforcuese të vaksinës anti-Covid. Platforma është bërë e aksesueshme për të gjithë personat e grupmoshës mbi 50-vjeçare, por që përparësi do të kenë personat që kanë probleme shëndetësore.

Qytetarët helenë të cilët do të jenë pjesë e fushatës së re të vaksinimit anti-Covid për dozën përforcuese duhet të kenë marrë dozën e fundit të vaksinës minimalisht para 6 muajsh. Doza e tretë e vaksinimit kundër Covid-19 rekomandohet nga autoritetet shëndetësore greke, por nuk do të jetë e detyrueshme dhe do jetë vaksina Pfizer.

Po ashtu shtetit grek për të stimuluar fushatën e vaksinimit dhe për të rritur mbulesën vaksinale, duke filluar nga kjo hënë, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të shkojnë në fshatrat apo zonat ku procesi ka përqindje të ulët, veçanërisht në Greqinë veriore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbulimi i vaksinimit për popullatën e përgjithshme greke është 62%, por 1 në 4 banorë të moshës mbi 80 vjeç janë të pavaksinuar.