Me vëmendjen të përqendruar në Atikë, ku rastet e reja me koronavirus shtohen dita-ditës, autoritetet shëndetësore po monitorojnë ecurinë e valës së dytë të koronavirusit në Greqi. Nëse numri i të infektuarve nuk bie, mund të vendosen masa të reja, me skenarin mbizotërues për përdorimin universal të maskës.

Ekspertët po mendojnë që maska të përdor edhe brenda, edhe jashtë. Të mërkurën u dha një alarm tek një shtëpi të moshuarish në Athinë, ku u konfirmuan të paktën 35 rastë të reja. Gjithashtu, Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile, sipas “Kathimerini”, lëshoi ​​një rekomandim të rreptë për fshatrat Mouriki, Platanakia, Ypato, Loutoufi dhe Loukisia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai kërkoi që të gjithë banorët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe që shkollat ​​të qëndrojnë të mbyllura. Vendimi u mor pasi një grua 63-vjeçare doli pozitive. Dje u regjistruan tri viktima dhe 354 raste të reja, nga të cilat 195 i përkasin Atikës.

The post Greqia po mendon përdorimin e maskës kudo appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";