Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, shprehu nga Prishtina mbështetjen e fortë të Athinës për organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sa më shpejt të jetë e mundur, idealja brenda këtij muaji.

Ai gjithashtu theksoi se Greqia ka kërkuar që çështja e Ballkanit Perëndimor të mbetet kryesore në axhendën e BE dhe shpjegoi se “ne po e bëjmë këtë, jo për përfitimin tonë, por bazuar në besimin e vendosur se ky rajon duhet të jetë një pjesë e BE-së.

Ne nuk duhet të lejojmë që forca të tjera të minojnë stabilitetin e brishtë të rajonit tonë duke u përpjekur të krijojnë sfera të ndikimit ose të konsolidohen.

Shkurtimisht, ne besojmë se Ballkani Perëndimor i përket Evropës dhe duhet të jetë një pjesë integrale e BE” tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";