Greqia ka vendosur hapjen e kufijve për vizitorët shqiptarë, duke nisur nga 28 qershori.

Vendimi është marrë nga ministria e Turizmit të Greqisë. Në këtë mënyrë Greqia, ndoqi rekomandimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili vendosi të mërkurën, të heqë kufizimet e udhëtimeve për disa vende të reja, mes tyre edhe vendi ynë.

Së fundmi, Këshilli Europian përditësoi listën e vendeve të treta për të cilët duhen hequr kufizimet e udhëtimeve jo-esenciale bazuar në situatën epidemiologjike në vend, mes tyre edhe Shqipëria.

Këto kufizime, sipas Këshillit duhet të hiqen gradualisht teksa kjo listë do të rishikohet çdo dy javë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve nga:

Shqipëria
Australia
Izraeli
Japonia
Libani
Zelanda e Re
Republika e Maqedonisë së Veriut
Ruanda
Serbia
Singapori
Korea e jugut
Tajlandë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës