Greqia vendos: Vaksina e gripit dhe COVID injektohen në të njëjtën ditë

Ministria greke e Shëndetësisë deklaroi sot se vaksina e gripit mund të injektohet edhe në të njëjtën ditë me vaksinat e tjera. Autoritetet e vendit fqinj kanë nisur fushatën e vaksinimit kundër gripit.

Autoritetet njoftuan në 30 shtator fillimin e periudhës së vaksinimit për virusin e gripit, duke theksuar se ekziston shqetësimi për ndërveprimin midis gripit dhe Covid.

Sipas tyre, vitin e kaluar, me respektimin e masave për pandeminë e koronavirusit, nuk u regjistruan shumë raste, ndërsa theksuan se vaksina e gripit është e ndryshme çdo vit për shkak të mutacioneve të virusit.

Zyrtarët grekë të shëndetësisë nënvizuan se vaksina e gripit mund të injektohet në të njëjtën kohë me vaksinën e koronavirusit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk ka rekomandime për mbajtjen e intervaleve midis vaksinave. CDC dhe të gjitha organet shkencore kanë deklaruar se vaksina kundër gripit mund të merret në të njëjtën kohë me vaksinën e koronavirusit, si dhe vaksinat e tjera” mbyllet njoftimi.