Komisioni Shtetëror i Antikorrupsionit në Maqedoninë e Veriut (DKSK) ka nisur hetimet ndaj ish-shefit të kabinetit të kryeministrit Zaev, Dragi Raskovski në lidhje me marrjen e një automjeti si dhuratë me vlerë 50 mijë euro

Dyshimet kanë lindur pasi Raskovski i ka kaluar një kompanie private në Gostivar një pronë shtetërore, ndërsa në këmbim gruaja e tij mori një automjet “Dodge Viper”, i cili u regjistrua me vlerë 5 mijë euro, por në fakt vlera e saj reale në treg është 50 mijë euro.

Ministria e Transportit refuzoi kërkesën e kompanisë nga Gostivari, për kalimin e pronës shtetërore në duart e saj, por Sekretariati i Qeverisë bëri të kundërtën në fillim të 2019. Dy muaj më pasë, bashkëshortja e ish-sekretarit të Zaevit mori dhuratën në fjalë.

DKSK-ja pretendon se rasti në fjalë është një aferë e pastë korruptive.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Raskovski po përballet me disa akuza: marrje ryshfeti nga personat që ka punësuar në qeveri në formën shkurtimit të pagave të tyre si dhe urdhërin e blerjes së programeve softëare nga një kompani ku ka interesa direkte financiare.