Ministrja e Arsimit Evis Kushi reagoi pas akuzave të deputetes së PD-së, Albana Vokshi, duke theksuar se ishte ajo që e kishte paditur në prokurori për shpifje dhe jo e kundërta.

 

“Keqardhje që edhe sot mashtroi përpara medias duke deklaruar që unë kam tentuar që ajo të tërhiqet nga denoncimet. I kujtoj deputetes që është e akuzuara në këtë çështje, dhe jam unë ajo që e kam ngritur këtë padi dhe e kam akuzuar për shpifje. Është guxim i madh të mashtrosh edhe mbi deklaratat brenda seancës në gjykatë, të cilat janë të dokumentuara dhe lehtësisht të verifikueshme”, tha Kushi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo theksoi se do i shkojë deri në fund cështjes. Kujtojmë se Kushi paditi Albana Vokshin për shpifje në lidhje me daljen e testit të maturës.