Shoferët u monitoruan edhe gjatë orëve të natës nga policia.

 

Në rrugën Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Krrabë-Tiranë janë regjistruar shpejtësi nga 129 km/h deri në 157 km/h.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia Rrugore arrestoi tre shoferë, ndërsa disa u gjobitën për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

 

“Guxim i tepruar për ata që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit dhe papërgjshmëri për ata që e drejtojnë në gjendje të dehur, pasojat mund të jenë fatale  për jetën e të gjithëve përdoruesve të rrugës. Prej orës 17:00 deri në orën 23:00, janë pezulluar 8 leje drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 129 km/h deri në 157 km/h. Si dhe 11 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.34mg/l deri në 1.25 mg/l. Janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, nga këta 2 në gjendje të dehur dhe 1 pa leje drejtimi. Gjithashtu janë vendosur 33 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 19 masa administrative për drejtim mjeti nën ndikimin e alkollit, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit, bazuar në ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";