Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë për të pestën ditë radhazi, kundër rritjes së çmimeve të produkteve bazë dhe burimeve të energjisë.

 

Protestuesit i kanë bërë thirrje qeverisë që të marrë masa të menjëhershme. Ata shprehen se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, ndërsa paralajmërojnë se rezistenca e tyre do të përshkallëzohet në rast se qeveria nuk vepron.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Zgjohuni nga gjumi se na mori lumë”, “Guxoni o shqiptarë”, ishin këto disa nga thirrjet e lëshuara në protestë.