Fshati Shalës i Konispolit u trondit mëngjesin e sotëm (6 gusht) nga një vrasje e dyfishtë në familjen Islamaj.
Huso Islamaj, 69 vjeç vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, Shano Islamaj, 66 vjeç. Dëshmitare e krimit të rëndë ishte mbesa 10-vjeçare e të moshuarit. Vogëlushja telefonoi menjëherë të atin, Klement Ismailaj, duke i thënë se “gjyshi kishte vrarë gjysen”.
Me të mbërritur në banesë, 40-vjeçari Klement Ismailaj u konfliktua me të atin, të cilin e shtyu nga shkallët. I moshuari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Huso Ismailaj njihej si një person problematik dhe i dhunshëm në fshat.
Por krimi në familjen Ismailaj i ka rrënjët shumë vite më parë.
Babai i Husos, i cili njihej në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje.
Dhe të treja kanë qenë bashkëshortet e tij. Njërën nga bashkëshortet e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë, duke e çuar në tre numrin e viktimave.
Ditën e sotme policia ka arrestuar djalin e viktimave, Klement Islamajn, teksa po verifikohen motivet e krimit të rëndë.
Hetimet po drejtohen nga Prokuroria, ku ende nuk dihet se çfarë akuze do të ngrihet për 40-vjeçarin Islamaj, nëse do të jetë akuza për vrasje me dashje apo aksidentale./vizionplus.tv