Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar për grabitjen e hekurave të urës në Bypassin e Fierit.

 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshtit Ferras dhe autorët tashëm janë ndaluar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ARRSH dënon ngjarjen e shëmtuar duke rikujtuar se dëmton sigurinë rrugore dhe krijon rrezik për përdoruesit e aksit.

 

Autoriteti Rrugor iu ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast ndërsa autorët të marrin ndëshkimin e merituar

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dëmi i shkaktuar nga vjedhja e hekurave në këtë aks është riparuar.

 

Reagimi i plotë:

Autoriteti Rrugor Shqiptar shpreh shqetësimin lidhur me ngjarjen e ndodhur në urën e fshatit Ferras, pjesë e segmentit rrugor të bypass-it të Fierit, ku persona tashmë të ndaluar nga policia, kanë vjedhur elementet metalike të kësaj vepre arti, për t’i shitur për skrap. Duke dënuar këtë ngjarje, e cila dëmton sigurinë rrugore dhe krijon rrezik për përdoruesit e automjeteve, Autoriteti Rrugor Shqiptar siguron opinionin publik se nuk do të tolerojë asnjë rast të tillë dhe së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese do të kërkojë ndëshkimin me forcën e ligjit për çdo abuzues, gjithashtu menjëherë janë marrë të gjitha masat për riparimin e këtij dëmi duke kthyer në normalitet gjendjen e urës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzues, për të bërë të mundur reagimin në kohë dhe marrjen e masave për të mos pasur asnjë problematikë në akset rrugore.
Vetëm me ndihmën dhe përgjegjshmërinë e çdo qytetari të këtij vendi do të bëjmë të mundur që siguria rrugore, në çdo cep të vendit, të jetë në nivelet që duam duke minimizuar rastet e aksidenteve.