Grupi i hakerave iranianë kanë publikuar të tjera të dhëna delikate të policisë që janë marrë pas sulmit kibernetik të shënuar afro një muaj më parë.

 

Ashtu siç u paralajmërua më herët nga Vizion Plus, hakerët kanë arritur që të përvetësojnë sistemin Memex, një nga sistemet kyç brenda policisë së shtetit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materiali i publikuar në rrjetin social telegram  prej 1.7 giga, përfshinë të gjithë informacionin policor për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale.

 

Publikimi i këtyre të dhënave me emrat dhe fotografitë e afro 90 mijë qytetarëve, i jep mundësi çdo personi të shikojë sesi paraqitet në sistemin e policisë, nëse është i skeduar si i dyshuar në veprimtari të jashtëligjshme, apo jo.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe pse më herët qeveria u shpreh se nuk janë marrë të dhëna të rëndësishme dhe të ndjeshme, publikimi i sistemit Memex tregon se hakerat kanë arritur të shkaktojnë dëme të konsiderueshme.

 

Memex është sistemi i menaxhimit të informacionit kriminal ku agjentët e krimeve shënojnë të gjitha të dhënat për personat që mbahen nën vëzhgim, apo ka dyshime se janë të përfshirë në botën e krimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më herët hakerat publikuan të tjera të dhëna të rëndësishme, që arritën të merrnin nga sulmi i tyre, si kamerat e sigurisë nga dhomat e paraburgimit, pamjet nga TIMS, emaile-t e brendshme të ish-drjetorit të Përgjithshëm Gledis Nano etj.