Serbia i ka hequr licencën kompanisë minerare australiane Rio Tinto, një javë pasi Australia largoi tenistin Novak Djokovic nga turneu “Australian Open”.
Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, tha se qeveria e saj është dakord me protestuesit që duan të mos vijojë projekti i litiumit prej 2,4 miliardë dollarësh, që do ta bënte kompaninë australiane një nga 10 prodhuesit më të mëdhenj të këtij minerali, që është thelbësor për bateritë e makinave elektrike.
“Të gjitha vendimet dhe licencat janë anuluar. Ai projekt është mbyllur”, tha Brnabic.
Miniera në Jadar parashikohej që të prodhonte mjaftueshëm litium për të furnizuar 1 milion makina elektrike.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
