Një 36-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Elson Kalaveri është ekzekutuar mbrëmjen e të enjtes në Pisa të Italisë. Sipas mediave të vendit fqinj, Kalaveri është qëlluar brenda një makine e cila po drejtohej nga një person tjetër.

 

Pavarësisht ndihmës, shqiptari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. Dyshohet se ekzekutorët kanë qenë dy presona të cilët kanë arritur të largohen me një makinë me ngjyrë të errët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet ndërsa që mediat shkruajnë se viktima ka pasur precedentë penale në shfrytëzimin e prostitucionit.

 

Elson Kalaveri është një emër I njohur edhe për policinë shqiptare. Në vitin 2014 ai është konfliktuar me Genti Keçin, fqinjin i tij, pas një debate që lindi në lokalin e këtij te fundit. Ata u përplasën para postës së policisë në Mamurras dhe Kalaveri qëlloi me pistoletë në kokë fqinjin e tij, duke e lënë të plagosur rëndë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas arrestimit ai pohoi se aktin e kreu për vetëmbrojtje.