Myftiu i Tiranës, Lauren Luli, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe dhjetëra besimtarë të zonës, hapën dyert e xhamisë së re në rrugën “Hamdi Cullaj”.

 

Kryebashkiaku Veliaj uroi besimtarët dhe u shpreh se kush ndërton një xhami, ndihmon një zonë të tërë, që në ditën e nevojës, qoftë fatkeqësi apo situatë emergjente, gjejnë strehë, shpresë dhe dashuri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më vjen mirë që xhamia hapet në muajin e shenjtë të Ramazanit. Të qenit qytet, të qenit bashki, është e lidhur me xhaminë, sidomos Tirana, e cila ka lindur prej ndërtimit të xhamisë. E vlerësoj shumë kontributin e vëllezërve që shërbejnë cep e më cep. Kur ndodhi tërmeti, një pjesë e madhe e njerëzve që u ndjenë shumë të shqetësuar, të rrezikuar, u mblodhën në xhami, sepse ndjenë besim, duke u bërë bashkë me të tjerët për të kaluar një moment të vështirë. Gjatë kohës së pandemisë shumica e xhamive të Tiranës u kthyen në mensa për ata që ishin të vetmuar, që s’dilnin dot nga shtëpia”, nënvizoi Veliaj.

 

Kryebashkiaku shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kanë kontribuuar për njerëzit në nevojë, jo vetëm gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dua të falenderoj me gjithë zemër ata që kanë kontribuuar, qoftë me ndërtimin e xhamisë, qoftë me zbukurimet e vogla; keni gjithë mirënjohjen time dhe shpërblimet e Zotit të madh”, tha Veliaj.

 

Myftiu i Tiranës, Lauren Luli tha: “Dita e sotme është nga ato ditë të lumturuara dhe të gëzuara, që jo vetëm që përkojnë me muajin e begatë të Ramazanit, por është gëzimi që na sjell hapja e kësaj xhamie, një prej atyre dhjetëra e qindra xhamive të cilat nuk u shërbejnë vetëm besimtarëve myslimanë, por të gjithëve”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";