Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka reaguar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

 

Teksa ka shpërndarë mesazhin e presidentit të SHBA-së Joe Biden, Kim shkruan se ky është një hap historik.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ambasadorja thotë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për reformën në drejtësi si edhe në hapat e e tjerë të nevojshëm për anëtarësimin e plotë në BE.

“Urime Shqipërisë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të sotme, hap historik, i shumëpritur drejt anëtarësimit të plotë në familjen e Bashkimit Europian. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm përpjekjet tuaja për reformën në drejtësi dhe hapat e tjerë të nevojshëm për anëtarësim. Përpara”, shkruan Kim.