Presidenti Bajram Begaj e ka cilësuar hapjen e Grup-Kapitullit të fundit të negociatave si një moment kyç në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ai theksoi se ky hap dëshmon progresin e qëndrueshëm të vendit dhe hap një etapë të re reformash të thelluara në fusha si bujqësia, siguria ushqimore, zhvillimi rajonal dhe menaxhimi i burimeve.

Begaj: Hapja sot e Grup-Kapitullit të fundit shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të vendit tonë dhe çel një fazë të re reformash më të thelluara në bujqësi, sigurinë ushqimore, zhvillimin rajonal dhe menaxhimin e burimeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";