Nga sot ka hyrë në fuqi harta e re gjyqësore. Të gjitha gjykatat e apelit të rretheve janë shkrirë në një të vetme në Tiranë. Në total, aktualisht janë 29 mijë dosje që presin të shqyrtohen.
Avokatët e kanë kundërshtuar këtë vendim me argumentin se shkrirja e gjykatave do të rëndojë në xhepat e qytetarëve.
Por Saimir Vishaj është kundër këtyre deklaratave. Sipas tij, harta e re gjyqësore do të rrisë profesionalizmin e gjyqtarëve, por edhe do të çojë situatën drejt normalizimit.
“Unë mendoj që situata do shkojë drejt normalizimit dhe harta e re gjyqësore është pranuar nga qytetarët. Harta e re do rrisë profesionalizmin e gjyqtarëve të Apelit. Sot me 70 gjyqatrë që do ketë Apeli është një fitore në reformën në drejtësi.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Nuk ka avokat që të shqetësohet që pse erdhi Apeli në Tiranë”, tha Vishaj.
Avokati më tej shtoi se sot vendi jonë e ka humbur Gjykatën e Lartë dhe mendon se gjykata e Apelit, që do të jetë e vetmja në Tiranë, do të jetë fitore e reformës në drejtësi.
