Ndërsa harta e re gjyqësore kundërshtohet nga avokatet të cilët vazhdojnë bojkotin ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja se drafti do t’i përcillet shumë shpejt qeverisë.

 

ULSI MANJA

MINISTER I DREJTESISE

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Të gjitha diskutimet mbi hartën kemi lënë një ditë të dedikuar, do të kemi përgjigjet e duhura nesër në Komisionin e Ligjeve. Nesër do të shkojmë në respekt të Komisionit të Ligjeve, pas seancës dëgjimore nesër në Komisionin e ligjeve dhe miratimin nga Ministria e Financave, harta do të shkojë në qeveri për miratim.”

 

Gjatë një takimi konsultues për projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, ministri i Drejtësisë bëri me dije se do të adresohet çdo lloj abuzimi me synim mbrojtjen e qytetarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Projektligji jo vetëm që përmirëson dhe zgjeron të drejtat e tyre të parashikuara nga ligji në fuqi, por parashikon për herë të parë edhe të drejta të reja si e drejta për t’u harruar dhe e drejta për transferueshmërinë e të dhënave. Parashikohen edhe detyrime të reja për kontrolluesit dhe përpunuesit si: kryerja e vlerësimit të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave personale përpara fillimit të një procesi përpunimi. Parashikohen për herë të parë rregulla mbi përpunimin e të dhënave personale nga autoritetet kompetente për sigurinë publike ose kombëtare dhe për parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale.”

 

Me projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale” do të ketë edhe një sistem të ri sanksionesh administrative për shkeljen e dispozitave të tij. Kështu masa e gjobës do të rritet, duke u unifikuar me atë që zbatohet sot në vendet e Bashkimit Europian.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";