Paneli i Gjykatës së Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ka lënë sërish në paraburgim ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke refuzuar kërkesën e tij për t’u liruar.

Sipas Apelit, Thaçi ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me disa ish-zyrtarë të tjerë të lartë të UÇK si Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Kadri Veseli janë vënë nën akuzë për krime lufte.

Para këtij vendimi, Gjykata Speciale i bëri një kërkesë Policisë së Kosovës mbi kapacitet për të ruajtur dhe garantuar sigurinë e të akuzuarve nëse caktohet masa e sigurisë arrest shtëpiak.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";