Ushqimi i paketuar nga hoteli ku ishin akomoduar mësohet të jetë shkaku i helmimit të turistëve. Të paktën 50 turistë që udhëtonin nga Shëngjini drejt Vlorës janë helmuar dhe paraqiten në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit të qytetit bregdetar.

 

Mësohet se turistët kryesisht janë polakë, që kishin zgjedhur të kalonin pushimet në Shqipëri. Pjesa më e madhe e të helmuarve raportohet të jenë fëmijë, nga mosha 10-14 vjeç. Ata mbërritën në Vlorë nga një prej anijeve turistike që kryen linjën e Karaburun -Sazan. Ndërkohë nuk ka ende një reagim zyrtar mbi këtë ngjarje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";