Montimi i një tubi plastik është shkaku i helmimit masiv në fshatin Gjoricë, Bulqizë. Ky tub ishte instaluar nga një 64-vjeçar, gjë e cila ka bërë që ujërat e pijshëm të këtij fshati të përzihen me ujërat e zeza.

 

Kadri Muça është proceduar penalisht, ndërsa akuzohet për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë fundjavës shumë banorë të këtij fshati dyndën spitalin dhe kishin të njëjtat simptoma, të cilat rezultoi se vinin si pasojë e helmimit nga uji i pijshëm. Pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, raportohet se të gjithë banorët janë larguar në banesat e tyre dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.