11 punonjëse të një fabrike koreane që merret me prodhimin e pajisjeve elektrike për automjetet në Fier, kanë përfunduar në spital me shenja helmimi.

Alarmi për situatën u dha që një natë më parë, kur 7 punonjëse të tjera  kërkuan ndihmë mjekësore pasi kishin shenja helmimi në punë si pasojë e materialeve toksike.

Nëndrejtori i Spitalit Rajonal në Fier, Erblin Dollaku, shpjegoi se 11 gratë aktualisht nuk kanë asnjë rrezik për jetën.

“Paraqesin shenja të lehta irritimi, kane ardhur nga puna, janë 11 që kërkojnë ndihmë, s’ka rrezik për jetën”, tha Dollaku.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Punonjëset u dërguan mëngjesin e sotëm në urgjence me mjetet private të firmës, e cila nuk e ka ndërprerë punën, pavarësisht situatës.

Ndërkohë në një reagim për ngjarjen, policia e Fierit ka thënë se po heton për zbardhjen e rrethanave të helmimit.