Edhe pse shumë akse rrugore klasifikohen me një rrezikshmëri të lartë për shkak të mungesës së sinjalistikës së duhur apo standardeve të munguara, heqja e ndriçimit, për ekspertët është një tjetër element që cenon sigurinë .

Ministria e Infrastrukturës lajmëroi një ditë më parë se në kuadër të kursimit, akset rrugore nacionale nuk do të kenë ndriçim gjatë natës.

 

Të tilla si Tiranë-Durrës, Qafë Kashar-Rinas, Korçë-Ersekë, Lin-Pogradec, Bypass i Fierit me hyrje dalje, Lezhë-Shëngjin dhe Shkodër-Hani i Hotit do të mbeten në errësirë.Por pikërisht disa nga këto akse janë cilësuar si akset e vdekjes dhe mungesa e ndriçimit pritet që të krijojë të tjera vështirësi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ekspertët theksojne se ndërprerja e elektricitetit në këto akse nuk do të sjellë dobi të madhe për arkën e shtetit, pasi energjia që konsumojnë nuk është e madhe. Aq më tepër shumë rruge kanë mekanizma me panele diellore, që karikohen ditën dhe punojnë natën.

 

Nisur nga vendimi i ministrise se infrastruktures rrugorët kanë shtuan numrin efektivë në këto akse me orar më të zgjatur, pikërisht per të frenuar aksidentet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";