Gentjan Bejtja u ekzekutua me breshëri kallashnikovi pasditen e 15 marsit në banesën e tij në Larushk të Fushë-Krujës.

Lidhur me ngjarjen, policia arrestoi më 20 mars, dy persona që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen. Bë het fjalë për Ilir Beqarajn dhe Edison Haxhiun, të cilët u lanë në burg nga Gjykata e Apelit më 9 prill.

Policia gjatë operacionit për arrestimin e tyre, sekuestoi edhe një makinë tip Golf në pronësi të Edison Haxhiu.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se dy të arrestuarit pretendojnë se në makinën tip Golf kishte GPS, por kjo teori është hedhur poshtë nga grupi hetimor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Madje të dy pretendonin se nuk është filmuar mjeti i tyre, por ishte makinë tjetër e ngjashme që ishte pjesë e ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se në automjetin e sekuestruar nuk ka asnjë pajisje GPS dhe hetuesit kanë prova dhe materiale filmike që tregojnë se është e njëjta makinë që u përdor për ekzekutimin e Bejtjes në Larushk të Fushë Krujës.

Burimet theksojnë se kjo makinë ka qenë edhe në vendin e ngjarjes, pra autorët përdorën dy mjete deri në afërsi të vilës.

Pikërisht në këtë vend dyshohet se i kanë hequr targën makinës. Brenda këtij mjeti janë gjetur edhe prova të tjera, ndërkohë hetuesit po presin edhe përgjigjen e tabulateve telefonike./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";