Prej dy ditësh në selinë e Partisë Demokratike vazhdojnë punimet për heqjen e dyerve të blinduara, të vendosura nga Lulzim Basha në prag të protestës së 8 janarit.

Deri tani janeë hequr adezivet që mbulonin fasaden e PD, ndërkohë që ende po punohet për të lëvizur dyert që bllokonin hyrjen në katin e dytë të partisë më të madhe të opozitës.

Të gjithë funksionarët e PD kanë boshatisur zyrat prej ditës së premte kur gjykata njohu ligjërisht Sali Berishen dhe selia tashmë i përket Komisionit të Rithemelimit.

Vendimi i parë i këtij komisioni mbrëmjen e të premtes ishte rikthimi i normalitetit dhe hapja e partisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Javën e ardhshme pritet që Komisioni i Rithemelimit të nisë punën normalisht në selinë e Partisë Demokratike.