Ai ishte me mision në Kosovë, kur gjatë misionit të patrullimit takoi një vajzë 4-vjeçare, e cila vuante nga diabeti i tipit 1.  Nuk u mendua dy herë dhe bleu menjëherë për të insulinën dhe një aparat të nevojshëm për të matur nivelin e glicemisë në gjak.

Më pas, pas kthimit në Itali, kontaktoi me mjekët e spitalit “Umberto I” në Romë, për të kryer hetime të thelluara dhe për të identifikuar terapinë e duhur. Tani vajza, pas një operacioni të vogël, është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Kjo është historia e ushtarakut të ri Fabio Cervellieri, i cili, i mbështetur nga i gjithë Regjimenti i Karabinierëve, shpëtoi një jetë të re.

Shoqëruese e fëmijës ishte nëna e saj dhe gjithçka për to ishte e  paguar, nga blerja e ilaçeve deri te udhëtimi, falë një mbledhje fondesh të organizuar nga Fabio dhe kolegët e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Karabinierët kanë premtuar se do të vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë vajzës së vogël, duke u siguruar që ajo të jetë mirë me shëndet.