Prezenca e OSBE në vendin tonë ka uruar kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, e cila u zgjodh me 5 vota pro në raundin e tretë të garës, duke eliminuar në këtë mënyrë goglat.

 

Në një postim në faqen zyrtare, OSBE shprehet se do të vijojnë me kënaqësi bashkëpunimi me Kushtetuesen dhe nën drejtimin e ri të Holta Zaçajt.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prezenca e OSBE-së uron përzemërsisht gjyqtaren Holta Zaçaj për zgjedhjen në postin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese. I urojmë asaj dhe të gjithë anëtarëve të Gjykatës sukses në ushtrimin e detyrës së tyre themelore dhe presim me kënaqësi të vijojmë bashkëpunimin e afërt dhe frytdhënës edhe nën drejtimin e ri të saj”, thuhet në reagim.