Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, në kuadër të 109-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, në shenjë vlerësimi e kujtimi të emrit dhe veprës së Dëshmorëve të Policisë, mesditën e sotme, ka vendosur kurorë me lule në Memorialin kushtuar Dëshmorëve të Policisë, në Akademinë e Sigurisë.

 

Më pas, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në emër të Shoqatës së Policisë Shqiptaro-Amerikane, i dorëzoi familjarëve të Dëshmorit të Policisë Saimir Hoxha, stemën e Policisë të gdhendur në dru, në shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po në kuadër të 109-vjetorit, Drejtor Nano ka uruar të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, me mesazhin:

 

“Gëzuar 109-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Mirënjohje e falënderim për përkushtimin dhe sakrificat tuaja dhe të familjeve tuaja. Bashkërisht për sfida më të mëdha, në të mirë të qytetarëve”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";