Administratori i fasonerisë, ku humbi jetën ditën e djeshme një 33-vjeçar, është vënë në pranga.

 

33-vjeçari, Taulant Dika humbi jetën teksa punonte në fasonerinë e ndodhur në Fushë Thumanë. O ndjeri u godit nga një pjesë e makinerisë me të cilën po punonte. Si pasojë e plagëve të marra, 33-vjeçari ndërroi jetë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Njoftimi i plotë:

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. K., 48 vjeç, banues në Krujë, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi ditën e djeshme, në këtë fasoneri, shtetasi T. D., 33 vjeç, duke punuar me një makineri, është goditur nga një pjesë e makinerisë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";