Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një dalje për mediat bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama për humbjen në 5 bashkitë e vendit.

Pas mbledhjes që zhvilloi në selinë blu me krerët e degëve, Berisha deklaroi se Shqipëria ndodhet në një situatë ku “është instaluar një regjim”.

Ai denoncoi gjithashtu lidhjet me grupe kriminale dhe aleatët e qeverisë, të cilët sipas tij pengojnë shqiptarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirshëm.

“Jemi në një situatë ku është instaluar regjimi. U shpalos me shëmtinë e tij dhunimin masiv të votës së lirë të shqiptarëve, shpalosi me të gjithë fuqinë e tij dhunimi ligjit ndërkombëtar, apo përdorimin e potencialeve të shtetit, për të grabitur votën e shqiptarëve. Shpalosi hanxharët e bandave kriminale, të aleatëve të qeverisë që mos të lejonte shqiptarët të votonin të lirë. Dëshmoi se në mënyrë të programuar, të pandalshme, me çdo kusht dhe çmim, ai do ë qëndrojë në pushtet dhe se vota e shqiptarëve është diçka e pavlerë për të”, tha Berisha./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";