Deputetët hungarezë kanë ratifikuar ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n, duke i hapur rrugën anëtarësimit të vendit nordik.

Hungaria ishte i vetmi vend që po pengonte anëtarësimin e Suedisë, e cila aplikoi për tu bashkuar me Aleancën në vitin 2022 pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka përshëndetur vendimin e parlamentit hungarez.

Ministri Hasani shkruan se anëtarësimi i vendit nordik do ta forcojë sigurinë e rajonit tonë dhe gjithë Aleancës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shqipëria mirëpret anëtarësimin e Suedisë në  NATO, pas përfundimit të proceseve të ratifikimit në të gjitha vendet aleate. Anëtarësimi i Suedisë do të forcojë sigurinë e rajonit tonë dhe të gjithë Aleancës.

#Së bashku më të fortë #NeJemiNATO”, shkruan ministri Hasani në platformën X.