Hungaria ka dërguar kontingjente të reja policie në Serbi dhe Maqedoninë Veriore për të ndihmuar forcat lokale të policisë të patrullojnë kufijtë, tha policia hungareze.

Kjo e fundi dërgoi një kontigjent prej 30 personash në Maqedoninë Veriore dhe 20 oficerë policie në Serbi, raporton Tanjug.

Oficerët e policisë do të kenë për detyrë të patrullojnë kufijtë midis dy vendeve dhe të ndihmojnë në arrestimin e kontrabanduesve të njerëzve dhe migrantëve të paligjshëm, njoftoi policia hungareze.

Disa nga oficerët e policisë hungareze do të dërgohen në brendësi të Serbisë dhe Maqedonisë Veriore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dy vendet janë në rrugën ballkanike, të cilën migrantët nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme po përpiqen të arrijnë në vendet më të pasura të Bashkimit Evropian.

Hungaria më parë ka hyrë në fokusin e publikut evropian për shkak të sensit jashtëzakonisht anti-emigrant të qeverisë së Viktor Orban.

Michael Spindelegger, drejtori i Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit me qendër në Vjenë, kohët e fundit i tha Handelsblatt se kujdesi më i mirë shëndetësor dhe disponueshmëria e vaksinave në Evropë dhe kriza ekonomike globale e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, tani pritet të rrisin më tej migrimin në Bashkimin Evropian.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";