Forcat e EULEX kanë bastisur banesën e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Ata ndodhen tashmë në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës nga Zyrat e Prokurorit të Specializuar.

Në aktakuzën e konfirmuar pretendohet se: “Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";