Safet Bajri, një ndër emrat më të diskutuar të botës së krimit ka rifituar lirinë. Gjykata e Fierit ka vendosur lirimin e tij me kusht. Sipas vendimit të gjykatës Bajri, ka vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit në burg dhe gjatë kohës së izolimit nuk ka pasur masa disiplinore nga drejtoria e burgjeve.

 

Prej 9 vitesh, Safet Bajri vuante dënimin e caktuar nga drejtësia belge. Ai akuzohej si drejtuesi i një bande kriminale që kontrollonte trafikun e lëndëve narkotike dhe prostitucionit në kryeqytetin belg. Ai njihet gjithashtu dhe si kreu i një prej bandave kriminale në Shkodër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";