Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar gjykates dënimin me 10 vjet burg për iranianin që akuzohet për terrorizëm, Bijan Pooladrag.

 

GJKKO pranoi disa javë më parë kërkesën e mbrojtjes së të pandehurit, për gjykim të shkurtuar, pavarësisht se iraniani mohon të gjitha akuzat e ngritura nga SPAK.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Polagrad akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të paautorizuara etj.

 

Ai dyshohet se ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe banor i kampit në Manëz për njëfarë kohe, periudhë që i pandehuri Pooladrag dyshohet se vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri e po ashtu dyshohet se po planifikonte një sulm terrorist.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë që së fundmi, me kërkesë të SPAK janë ushtruar kontrolle të ndryshme në banesa dhe shoqata të disa shtetasve nga Irani, me dyshimet se ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm të spiunazhit, kundër opozitës iraniane në mërgim që strehohet në Manëz.

 

Bijan Pooladrag-ut iu zbuluan biseda dhe mesazhe në drejtim të personave që jetojnë në Iran dhe që dyshohet se janë pjesë e Gardës Revolucionare në këtë shtet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";