Një 56-vjeçar është arrestuar në dalje të Shqipërisë në doganën e Kakavijës, pasi ishte shpallur në kërkim. Ai ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

“Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, Policia Kufitare në dalje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim:

P. P., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës më datë 17.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë”, njofton policia. /vizionplus.tv