Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia Redion Hysën, i cili është i akuzuar për vrasjen e policit Xhulio Prela në dhjetor të vitit 2020. Ndërkohë Nikoll Sherniku është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg.

 

Redion Hysa bashkë me kushëririn e tij, Sokol Hysa, u arrestuan nga Policia e Lezhës me 28 dhjetor të vitit 2020, pasi dyshoheshin se kishin qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të karburantit, kamerat e të cilit kishin fiksuar vrasjen e policit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas veprimeve hetimore ndaj dy te rinjve u ngritën akuzat, “Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve” dhe “Kanosjes me arme”, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 gëzhoja.

 

Pas një kontrolli policia gjeti një armë zjarri pistolete ne depozitën e ujit qe ndodhej mbi tarracën e shtëpisë se Redion Hysajt, dhe rezultoi se ishte përdorur në ngjarjen ku mbeti i vrarë efektivi Xhuliano Prela. Ekspertiza balistike, ka provuar shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur në depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajete, efektivi i policisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";