Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka replikuar ashpër me ish-kryeministrin Sali Berisha sot në Kuvend.

 

Xhaçka u shpreh se një politikan që i ka duart e lyera me gjak, duke iu referuar vrasjeve të 21 janarit, nuk duhet të jetë sot në Kuvend. Ndërkohë nga ana tjetër Berisha e akuzoi se kur ka qenë ministre e Mbrojtjes ka plaçkitur pronat e ushtarëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“E kaluara e hidhur, shëmbëlltyra e vdekjes së hidhur se vulën ua ka vënë aleati më i madh, SHBA, që e keni shkruar vetë me duart e përgjakura. Një politikan i tillë nuk duhet të ishe këtu dhe nuk se çfarë përfaqëson”, tha Xhaçka.

 

“Mund ti them zonjës se në historinë e ministrisë së mbrojtjes nuk ka patur njeri më plaçkitës ndaj pronave të ushtrisë sesa parafolësja. Olta kur flet duhet të matesh dy herë se e ke filluar me piramidat dhe e mbylle me plaçkitjet e pronave të ushtrisë”, tha Berisha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";