Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të Bashkim Finos, i cili humbi jetën si pasojë e komplikacioneve nga koronavirusi.

Keu i qeverisë shqiptare ka shpërndarë në faqen e tij të “Facebook” fotot nga homazhet në nder të ish-deputetit socialist.

“Sot 1 vit më parë në lamtumirën e mikut tonë të mirë, Bashkim Fino. I paharruar gjithmonë”, shkruan Rama.

Ai vdiq pa mbushur 59 vjeç, por la pas një karrierë të pasur si politikan dhe drejtues institucionesh, si ish-kryebashkiak i Gjirokastrës, disa herë deputet, ish-minister, dhe kryeminister i Pajtimit Kombëtar në 1997.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";