Një 25-vjeçar ka goditur me thikë një 34-vjeçar pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit. Policia ka arrestuar 25-vjeçarin, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. K., për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftojnë blutë e kryeqytetit.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv