Një ngjarje e rëndë është parandaluar pasditen e sotme në Penteli të Greqisë. Mediat bëjnë me dije se një i ri ka marrë sëpatën dhe ka tentuar të vrasë të atin.

Më pasi ai i ka shkaktuar dëme shtëpisë dhe është ngjitur në çatinë e saj. Në momentin kur efektivët e policisë janë përpjekur ta neutralizojnë ai ka tentuar t’i qëllojë ata me sëpatë.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërsa një grup kanë vendosur në oborrin e banesës një dyshek nga frika se i riu mund të hidhet nga lartësia.

Sa herë efektivët afrohen për ta neutralizuar ai qëllon me gurë dhe pllaka. Nga sa bëjnë me dije mediat greke, ai kishte qenë i shtruar në spital në të kaluarën për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";