Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin e koduar “Operacionalja 74” dhe ka vënë në pranga një 43-vjeçar me qëllim ekstradimin në Itali.

Sipas njoftimit, u arrestua shtetasi Elvis Ziu alias Renato Ziu banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cantalissetta, Itali, me vendimin e datës 01.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";