Një 47 vjeçar nga fshati Fushë Alije i Dibrës rezulton i zhdukur që prej ditës së dielë.

 

Kanë qenë familjarët e shtetasit Tofik Xhika të cilët kanë njoftuar policinë për zhdukjen e tij mbrëmjen e kaluar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dyshohet se Xhika kishte shkuar pranë lumit Drin i Zi për të peshkuar, por nuk është kthyer në banesë.

 

Kjo ka bërë që familjarët të njoftojnë policinë e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes. Por për shkak të errësirës kërkimet janë ndërprerë, për të rifilluar mëngjesin e sotëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në ndihmë kanë shkuar edhe rreth 200 banorë të zonës të cilët janë vënë në kërkim të 47 vjeçarit Tofik Xhika në një gjatësi disa kilometra të lumit Drin i Zi.

 

Për shkak të prurjeve të mëdha të lumit, banorët dhe forcat e rendit e kanë të vështirë kërkimin, ndërsa apelohet që të shkojnë grupet e specializuara të polumbarëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dyshohet paraprakisht që 47 vjeçari të ketë rënë në ujërat e lumit Drin i Zi teksa ka qenë duke peshkuar në breg të tij.