Tragjedia e Qafë-Muzinës e cila la pas 5 viktima pasditen e kësaj të enjte,  I ka lënë pasojat të gjitha tek furgoni me pasagjere I linjës Tiranë-Sarandë, që drejtohej nga shtetasi Bardhi Prodo. Ky i fundit ishte mes viktimave.

Po ashtu nga furgoni janë nxjerre pa jete edhe cifti I bashkëshorteve Fiqiri dhe Dritë Korcari.

Mbeten ende të paidetifikuar dy persona të tjere që ishin pasagjere në furgonin e vdekjes.

Nga përmbysja e këtij mjeti në kanal poshtë rruges, ka shpëtuar vetëm një vajzë 25 vjece.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo është identifikuar si Greta Kaberdini 25 vjece, e cila ndodhet në spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë të lënduara, por pa probleme në spital kanë shkuar edhe tre vajza që udhëtonin me Land Rover. Ato janë drejtuesja e makinës Rexhina Celhaka 22 vjece dhe shoqet e saj italiane, Ana Cascalvilla 23 vjece dhe Xhulia Parini 22-vjeçe.

Mësohet se drejtuesja e “Land Roverit” 22 vjecarja, Rexhina Celhaka banuese ne Tiranë e kishte marrë mjetin me qira.

Ndonëse nuk është zyrtare, besohet se një manover e gabuar e mjetit “Land Rover” mund të ketë sjell aksidentin tragjik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";